BOTA

Tragjedi në brigjet greke, 22 emigrantë humbasin jetën pas gjashtë ditësh në det

Të paktën 22 emigrantë kanë humbur jetën në brigjet e Greqisë pasi qëndruan për gjashtë ditë në det, në një gomone pa ushqim dhe ujë. Anija me emigrantë ishte nisur nga porti i Tobrukut në Libinë lindore më 21 mars. Roja bregdetare greke bëri të ditur se 26 persona u shpëtuan nga një anije e agjencisë kufitare evropiane, mes tyre një grua dhe një fëmijë. Dy të mbijetuar u dërguan në spital në Kretë.

Moti i keq dhe kushtet e vështira në bord dyshohet ishin shkaqet kryesore për tragjedinë. Gomonia u lokalizua rreth 53 milje detare nga brigjet jugore të Kretës. Autoritetet kanë arrestuar dy persona nga Sudani i Jugut, të dyshuar për trafikim njerëzish dhe vrasje nga pakujdesia, ndërsa hetimet vijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button