BOTA

Shembje masive në Prishtinë, zona të tëra mbeten pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit  në disa zona të kryeqytetit të Kosovës për shkak të shembjes së një rruge që e ka dëmtuar rrjetin.

“Për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit, furnizimi me ujë është ndërprerë në rrugët e mëposhtme, deri në sanimin e gypit: Rruga “Mehmet Shpendi” Rruga” Bislim Islami” Rruga” Don Stjefan Kurti” Rruga” Kiri” Rruga” Agim Prodani” Rruga “Ymer Bytyqi” Rruga” Visar Thaqi”, thuhet në njoftim.

KRU Prishtina publikoi pamje nga momenti i shembjes së rrugës. Siç shihet në pamje, rruga është dëmtuar rëndë përgjatë një segmenti të saj, ndërsa poshtë saj duken tubacione dhe instalime të tjera infrastrukturore të ekspozuara.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zjenullah Gashi tha se kanë filluar menjëherë hetimet. Në pyetje është marrë personi përgjegjës i kompanisë që po kryente punime. Gashi ka bërë të ditur se aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informacioneve nëse ka elemente të veprës penale.

Ai ka thënë se hetimet do të zgjerohen edhe në pista tjera, duke mospërjashtuar as zyrtarët komunalë, nëse sipas tij, vërehet se dikush prej tyre ka pasur përgjegjësi mbikëqyrëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button