AKTUALITET

Mori 2 mijë euro rryshfet, Apeli i Posaçëm rikthen në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit

Apeli i Posaçëm rikthen në burg ish-zyrtarin e Kadastrës së Fierit. Endri Ngresi, është dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ne korrik të vitit 2024 nga GJKKO.

Pasi kreu një pjesë të dënimit ai kërkoi lirim me kusht nga Gjykata  e cila e pranoi kërkesën. Por SPAK e apeloi ketë lirim para kohe në Gjykatën e Posacme të Apelit. Kjo e fundit vendosi rikthimin e tij në qeli për të vuajtur edhe pjesën tjetër të dënimit.

Ish-zyrtari i Kadastrës (ASHK) së Fierit dhe dy qytetarë që u akuzuan se dhanë ryshfet 2 mijë euro për një legalizim banese u dënuan me gjthsej 4 vjet burg në korrik të vitit 2024

Ish-zyrtari u dënua edhe me përjashtim për 5 vitet e ardhshme nga çdo funksion publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button