MAGAZINË

Kaos në set: Jonathan Majors bie nga dritarja gjatë xhirimeve

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur gjatë xhirimeve të një filmi aksion, ku aktori Jonathan Majors dhe kolegu i tij JC Kilcoyne përfunduan duke rënë nga një dritare gjatë një skene intensive.

Sipas raportimeve të Deadline, dy aktorët po xhironin një skenë ku personazhet e tyre qëlloheshin me armë.

Gjatë momentit të tensionuar, ata u tërhoqën pas dhe u përplasën me një xham të fortë sigurie, i cili u thye, duke i bërë të binin rreth 2 metra poshtë.

Menjëherë pas incidentit, ekipi i xhirimit ndërhyri për t’i ndihmuar aktorët. Raportohet se Kilcoyne ka marrë qepje në duar, ndërsa përfaqësuesit e Majors deklaruan se ai është në gjendje të mirë dhe mori ndihmë të menjëhershme në set.

Ky incident duket se është vetëm një nga një sërë problemesh gjatë produksionit. Sipas burimeve: një nga lokacionet ishte i prekur nga myk i zi si dhe ka pasur paralajmërime për praninë e azbestit, por xhirimet kanë vazhduar

Pas këtyre zhvillimeve, më 26 mars, sindikata International Alliance of Theatrical Stage Employees shpalli grevë ndaj produksionit.

Filmi prodhohet nga kompania Bonfire Legend dhe mbështetet nga The Daily Wire.

Producenti Dallas Sonnier reagoi ashpër ndaj grevës, duke akuzuar sindikatën për sabotim dhe duke deklaruar se produksioni do të vazhdojë, pavarësisht largimit të disa anëtarëve të stafit.

Pavarësisht situatës, xhirimet pritet të vazhdojnë, ndërsa producentët po përpiqen të zëvendësojnë anëtarët e stafit që janë larguar nga projekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button