LIFE STYLE

Akil Varfi reagon pas eliminimit nga Ferma VIP: “E lodhshme, stresuese”

Akil Varfi ka reaguar për herë të parë pas largimit të papritur nga Ferma VIP, një eliminim që ngjalli shumë diskutime, sidomos pas vendimit të tij për të sakrifikuar në lojë për Gresën.

Menjëherë pasi doli nga ambientet e fermës, ish-konkurrenti ndau një reflektim të shkurtër për eksperiencën e tij.

Eksperienca ishte deri diku e bukur, e lodhshme, stresuese, izolimi bëri gjënë e vet… Por që do ta mbaj mend si diçka shumë të bukur”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Ndoshta më penalizoi euforia. Ky nuk është Akili në jetën reale”.

Edhe pse rrugëtimi i tij përfundoi më shpejt nga sa pritej, nga reagimi kuptohet se e ka përjetuar këtë eksperiencë si një aventurë të veçantë, duke kërkuar njëkohësisht mirëkuptim nga publiku për veprimet që, sipas tij, kanë qenë të ndikuara nga emocionet dhe presioni i izolimit.

I njëjti ka qenë tejet aktiv këtë kohë, ndonëse konsiderohej konkurrent i fortë.

Sidoqoftë, në Ferma VIP ka dinamika të shumta, sfida e lojëra, me të cilat përballen fermerët. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button