AKTUALITET

Vrasja në Nikël, çfarë dihet deri më tani për konfliktin

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël, ku Eduart Ahmataj, ka qëlluar për vdekje me armë zjarri kunatin e tij, Artur Çangu, pas një konflikti mes tyre.

Ndërkohë është publikuar foto e 48-vjeçarit Çangu që mbeti viktimë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se autori ka pasur një sherr disa ditë më parë me djemtë e viktimës, ndërsa sot ka kryer edhe vrasjen.

Po ashtu policia bëri me dije se ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin Eduart Ahmataj, i cili dyshohet se është autor i krimit.

Sipas informacionit paraprak të policisë, vijon kërkimi për arrestimin e autorit të dyshuar.

“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij“, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button