AKTUALITET

Hyri për të vjedhur, vdes 47 vjeçari në Fier.

Fier – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës né lagjen “ 8 Shkurti” në Fier. Në tentativë për të vjedhur një i ri rreth të 45- ave , i paidentifikuar ende , ka humbur jetën  pasi gjyma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit , Nikollaq Lule, banesa tre katëshe i përket  Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij. Ai tregon se gjitoni që përkujseset për banesën e ka gjetur të vdekur në dritare  hajdutin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

Burime policore pohojnë se pas verifikimeve, trupi i përket  Ilir Zarka 47 vjeç  , është dërguar në morgun e Fierit. Do jetë policia shkencore që do të vertetojë se cili ka qënë shkaku i vdekjes së tij, hemoragji nga çarjet e xhamit në dritare të thyer, goditje, apo arrest kardiak nga frika semos gjendej aty në banesë.

Policia

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga grupi hetimor dhe ekspertët e policisë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike gjatë një tentative për vjedhje.

Sipas hetimeve paraprake, i riu ka tentuar të hyjë në një banesë përmes një hapësire të ngushtë të dritares prej duralumini. Ai ka arritur të depërtojë pjesërisht në ambient, por në momentin kur ka tentuar të futet plotësisht, është bllokuar duke mos kryer asnjë veprim as për të hyrë e as për të dalë.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se 47-vjeçari nuk ka mundur as të avancojë për të hyrë brenda banesës dhe as të tërhiqet pas për të dalë jashtë. I mbërthyer në pozicion të vështirë për një kohë të gjatë, ai ka pësuar asfiksi, duke gjetur vdekjen në vend.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se shkaku i vdekjes ka qenë pikërisht asfiksia, ndërsa vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button