Diplo vlerëson Justin Bieber pas Coachella-s: “Legjendare”

DJ i njohur Diplo ka reaguar pas kritikave për perfomancën e Justin Bieber në Coachella.
Në një intervistë për PEOPLE gjatë eventit Maison Martell Afrobeats Brunch në Kaliforni, Diplo e cilësoi performancën si “fantastike”.
“Isha i surprizuar që ai u kthye edhe te klasikët, por mënyra si e bëri ishte e jashtëzakonshme,” tha DJ-i, duke iu referuar momentit kur Bieber interpretoi pjesë nga hitet e hershme si “Baby” dhe “Favorite Girl”.
Sipas tij, mënyra unike e prezantimit ishte ajo që e bëri setin të veçantë:
“Askush tjetër nuk mund të vijë në Coachella dhe thjesht të ulet me laptopin duke luajtur nga YouTube – kjo është legjendare.’”
Performanca e Bieber përfshiu edhe momente humoristike, ku ai shfaqi video të vjetra nga rinia e tij, përfshirë një incident viral nga viti 2010 dhe një përballje me paparacët nga viti i kaluar. Ai gjithashtu riktheu disa nga cover-at e tij më të njohur, duke kënduar mbi klipet e vjetra të publikuara para famës.
Diplo theksoi se struktura e performancës ishte shumë personale: “Ishte si të ishe në një festë me të.” Performanca e Bieber është pritur me reagime të ndryshme, me disa që e krahasojnë me spektaklet më të strukturuara të artistëve të tjerë si Sabrina Carpenter.
Megjithatë, shumë emra të njohur e kanë mbështetur. Lizzo u shpreh se Bieber “u transformua plotësisht në artin e tij”, ndërsa SZA dhe Labrinth gjithashtu e vlerësuan performancën.
Një burim pranë këngëtarit tha se ai është i kënaqur me rezultatin dhe nuk i kushton rëndësi kritikave në internet:
“Ai donte ta bënte në mënyrën e tij – dhe kështu bëri. Është i lumtur me rezultatin.”









