OP/ AN

Dua të jem si Zegjineja!

E dini pse dua të jem si Zegjineja? Sepse jeta e saj është shumë e bukur.

Po ja, ajo nuk njihet si një studente ekselente, si profesioniste e aftë, si mendimtare, si një njeri që ka kontribuar në shoqëri nëpërmjet punës së saj. Ajo ishte “ushtare’ në një degë lokale të një partie në një qytet të vogël. Dinte të bënte për të qeshur kur fliste, nuk kishte komplekse, tallej me të tjerët, madje tallej e me veten. E vendosën në listë për deputete, ajo humbi. E kuptuan drejtuesit e partisë që ajo nuk kishte turp nga turpi dhe detyruan kandidaten pran saj të jepte dorëheajen dhe vendosën Zegjinenë në parlament.

Ajo e bëri dhe bën mirë atë që bën, Flet sic di ajo, ngatërron shifrat ngatërron fjalët, bëhet virale dhe kjo i pëlqen partisë. Heq vëmendjen nga gjērat e rëndësishme.

Zegjineja paguhet 6 mijë euro ne muaj. Zegjinesë i paguhet nafta qeraja, telefoni madje e pasaporta. Do paguhet e kur t’i mbarojë mandati, do marrë e pension të posaçëm. Zegjineja nuk ka nevojë të shkruajë fjalime se ja dërgolnë dhe i lexon. Madje “detyra” e saj është t’i lexojë keq. Dhe pěr këtë ajo paguhet.

Zegjineja paguhet 6000 euro ne muaj. 72 mijë euro në vit. 300 mije euro pēr një mandat. Ajo nuk ka nevojë as tẽ korruptohet, as të vjedhë, as të bëjë politikë. Ajo thjesht duhet të merret me Gazin, me instagramin e saj, të lexojë kea dhe të shijojë privilegjet e parlamentit

Ndaj, mos u çudisni që unë dua të bëhem si Zegjineja. Në një Shqipëri kur e nesërmja nuk është e siqurt as nẽ punë, as në spital, as në shkolle e as në drejtësi, Zegjineja mbetet si imazhi jonë gë duhet të arrijmë për të mbijetuar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button