Histori me çifut

Një hebre i Rusisë merr lejen e shpërnguljes nga Rusia për në Izrael. Në kufi, policët rus i kontrollojnë bagazhet dhe i gjejnë një bust të Leninit dhe e pyesin: “Çfarë është kjo?”
Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë hebreu dhe vazhdon:
“Ky është Lenini, themeluesi i socializmit, i cili i ka sjellë mirëqenien popullit rus. Po e marr me vete si kujtim për kohët e begata që kam kaluar.”
Pasi kalon kufirin dhe shkon në aeroportin e Tel-Avivit, policët e doganës i kontrollojnë bagazhet dhe kur shohin bustin e pyesin: “Çfarë është kjo?”
Pyetja e duhur nuk është “çfarë është?”, por “kush është?” – thotë hebreu dhe vazhdon:
“Ky është Lenini, krimineli i çmendur që më detyroi të ikja nga Rusia. E kam marrë me vete që ta mallkoj saherë që ta shoh!”.
Pasi shkon në shtëpinë e re, të afërmit i vijnë për vizitë. Një prej nipave e pyet: “Kush është ky?”
Pyetja e duhur, nuk është “kush është?”, “por çfarë është?”- tha hebreu dhe pa e zgjatur më tha:
“Ky është një bust 10 Kg ari 24 karat, pa doganë!”









