AKTUALITETTOP-NEWS

Vrasja në Memaliaj/ Ja çfarë ndodhi në qendër të qytetit me dy të rinjve, njëri i plagosur rëndë (foto)

Detaje të reja janë dhënë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Memaliaj.

Si pasojë e të shtënave me armë, ka humbur jetën 33-vjeçari Endri Goxhaj, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë edhe 30-vjeçari Dario Nela.  

Konflikti ka ndodhur në qendër të qytetit, fillimisht fizik, e më pas ka pasur përdorim të armëve.

Shtetasi Dario Nela, sipas reporteres është plagosur me 3-4 plumba në trup, ndërsa është transportuar në spital. Ai ëahtë vllai i autorit.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa po mbledh dëshmitë e banorëve të tjerë për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Endri Goxha viktima

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button