AKTUALITET

Aksident i rëndë, në gjendje kritike drejtuesi i motorit që u përplas me makinën

Lushnje – Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Lushnjë–Fier, në vendin e njohur si ‘Pushimi i Shoferit’.

Sipas informacioneve paraprake, një motoçikletë është përplasur me një automjet tip ‘VW’ në një kryqëzim të zonës. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës, ku ndodhet në gjendje kritike.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin dhe disiplinimin e trafikut, si dhe për sigurimin e zonës.

Nga të dhënat e para mësohet se automjeti ka hyrë në kryqëzim, ndërsa motoçikleta, me targa të huaja, është përplasur me të. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.

Në vendngjarje ndodhet edhe kamera e regjistrimit e vendosur në kaskën e motoçiklistit, e cila pritet të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e plotë të rrethanave.

Grupi hetimor është në rrugë për të vijuar me veprimet procedurale dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për aksidentin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button