Drejtor Skënder Hita shkund policinë e shtetit, kryen lëvizjet e para.

Ardhja e Skënder Hita në krye të Policia e Shtetit po shoqërohet me një valë të gjerë ndryshimesh në strukturat drejtuese, si në nivel qendror ashtu edhe në qarqe.
Një nga lëvizjet më të rëndësishme është largimi i Melsi Koçi nga posti i drejtorit të Operacionales. Në vend të tij pritet të emërohet Alban Dautaj, i cili deri më tani ka drejtuar strukturën e Antiterrorit.
Ndërkohë, në krye të Drejtorisë së Antiterrorit është emëruar Edmond Sula, duke zëvendësuar Dautajn që kalon në detyrën e re.
Ndryshime janë regjistruar edhe në Tiranë, ku është larguar zv/drejtori për Krimet Besmir Dervishi, ndërsa në vend të tij është emëruar Oliger Torba.
Lëvizje ka pasur edhe në Drejtorinë e Përgjithshme, ku është larguar drejtori i Krimit Ekonomik Gentian Ndoj, i cili pritet të marrë detyrën e zv/drejtorit në Dibër.
Në nivel qarqesh, ndryshime janë regjistruar edhe në Elbasan, ku është larguar zv/drejtori Krenar Guce, si dhe në Lezhë, ku është larguar drejtori Islor Islami.
Një tjetër lëvizje e rëndësishme është emërimi i Petrit Halo si zv/drejtor për Krimet në Shkodër.
Sipas burimeve, priten edhe ndryshime të tjera në nivele drejtuese në Vlorë dhe Berat.
U komandua Drejtori i ri i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier , Drejtues Erion Ahmeti.
Këto lëvizje sinjalizojnë një riorganizim të thellë në radhët e Policisë së Shtetit, menjëherë pas emërimit të drejtuesit të ri.











