AKTUALITET

‘Lushnja në llum, Belinda Balluku pispilloset’/ Korreshi: Kanalet me fekale mbysin Kadiajn!

Deputeti Saimir Korreshi ka publikuar një video nga Kadiaj, Lushnjë, ku denoncon gjendjen e amortizuar të kanaleve kulluese dhe mungesën e investimeve.

Sipas tij, kanalet janë kthyer në fekale dhe të papastruara, ndonëse fermerët paguajnë taksën e tokës.

Korreshi ngre pyetjen nëse këto problematika i janë bërë të ditura Belinda Ballukut gjatë vizitës në zonë.

Reagimi i plotë:

Ndërkohë që Balluku pispilloset nëpër Lushnjë me gjithë Peço Jabanxhiun shtyllat që i la trashëgimi shokut Karakaç, i cili deri dje i mbante çantën, lëngojnë nga investimet.

Kanalet janë kthyer në fekale dhe të pa pastruara edhe pse njerëzit paguajnë taksë toke.

A ja thanë dje Ballukes këto që po shihni ne Kadiaj??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button