Dy klube të Serie A interesohen për Armando Brojën

Armando Broja ka qenë i përfolur më parë për t’ju bashkuar një prej klubeve të Serisë A dhe kjo teori po përforcohet edhe më shumë pas këtij sezoni me Burnleyn.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka bërë 23 paraqitje këtë edicion në Premier Ligë duke realizuar vetëm një gol.
Ai gol erdhi më shumë se katër muaj më parë, në një barazim 1-1 kundër Bournemouthit më 20 dhjetor.
Broja do të jetë një emër për t’u ndjekur në merkaton e verës veçanërisht pasi ai mund të transferohet në huazim.
Përpara transferimit të tij te Burnley, Parma dhe Udinese kishin treguar interes dhe emri i tij mbetet në tryezë edhe sot.
Ai do të jetë përsëri ndër kryesorët në listë, veçanërisht nëse Mateo Pelegrino dhe Keinan Davis do të largoheshin pas disa muajsh.









