AKTUALITET
Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, trajleri del nga rruga dhe përfundon në kodër

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Kardhiq–Delvinë, pranë fshatit Senicë, ku një trajler mallrash ka dalë nga korsia duke përfunduar në kodrën anësore.
Për pasojë, ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.








