POLITIKËTOP-NEWS

Noka në Fier/ Emërohet grupi i punës, akuza ndaj Ballukut për presion ndaj demokratëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka zhvilluar pasditen e së enjtes një takim në selinë e PD-së në Fier, ku ka prezantuar grupin e ri të punës për riorganizimin e degës.

Gjatë këtij takimi, Noka prezantoi edhe drejtuesin e këtij grupi, stomatologun Adrian Ferro, i cili do të udhëheqë punën organizative deri më 30 shtator. Në mbledhje ishin të pranishëm 43 anëtarët e grupit, të cilët do të kenë si detyrë identifikimin e kandidatëve dhe zgjedhjen e kryetarit për  të degës së Partisë Demokratike në Fier.

Noka theksoi se strukturat duhet të angazhohen maksimalisht për të nxjerrë figura përfaqësuese dhe konkurruese për drejtimin e degës.
Nga ana tjetër, ai ngriti akuza të forta ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke pretenduar se ka ushtruar presione ndaj demokratëve në Fier. Sipas Nokës, këto presione kanë përfshirë kërcënime dhe largime nga puna, duke ndikuar drejtpërdrejt në dobësimin e strukturave të Partisë Demokratike në këtë qark.

Ai shtoi se, për shkak të kësaj situate, përfaqësimi i PD-së në Fier është reduktuar ndjeshëm, duke kaluar nga 7 mandate në vetëm 4 deputetë në zgjedhjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button