AKTUALITET

Emri/ Arrestohet 50 vjeçari, ishte shpallur në kërkim

Fier – Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim, për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

  • Sabri Sakutaj 50 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button