Dinamika/ Ja kush është biznesmeni i ekzekutuar në Sarandë.

Në foton e mëposhtme është shtetasi Rexhep Ismaili, 66-vjeç, i cili është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në zonën e Gjashtës në Sarandë.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është qëlluar me një plumb në kokë, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ismaili raportohet se është pronar i një karburanti në Sarandë, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.
Dinamika paraprake e ngjarjes: Pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë, autori dyshohet se ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit dhe ka qëlluar me pistoletë ndaj viktimës, Rexhep Ismailit, i cili ndodhej në lokalin e biznesit të tij, në tavolinë me persona të tjerë.
Pas të shtënave, persona që ndodheshin brenda banakut kanë nxjerrë një armë automatike dhe kanë qëlluar në drejtim të autorit, por ky i fundit ka arritur të largohet nga vendngjarja.
Në vendngjarje ndot grupi i ekspertëve kriminalistikë, të cilët kanë rrethuar zonën e krimit e po kryejnë veprimet hetimore.









