Christina Ricci thumbon Katy Perry pas paraqitjes në Met Gala

Christina Ricci ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale pasi komentoi me vetëm një fjalë paraqitjen e Katy Perry në Met Gala 2026.
Aktorja e njohur shkroi “Yikes” në një postim të Variety në Instagram, ku shfaqeshin Perry dhe Connor Storrie në tapetin e kuq të eventit.
Këngëtarja e hitit “Roar” u paraqit me një fustan nga Stella McCartney dhe një maskë që mbulonte fytyrën, një look që shkaktoi reagime të shumta online. Në disa nga fotot, Storrie imitonte stilin e Perry duke mbuluar fytyrën me dorë.
Komenti i Ricci u bë menjëherë viral, me shumë ndjekës që e mbështetën reagimin e saj, ndërsa të tjerë dolën në mbrojtje të stilit eksperimental të këngëtares.
Reagimi i aktores vjen pak javë pasi Ruby Rose akuzoi publikisht Katy Perry për sulm seksual të ndodhur në vitin 2010 në një klub nate në Melbourne.
Përfaqësuesit e Perry i kanë mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si “gënjeshtra të rrezikshme dhe të pamatura”. Ndërkohë, policia australiane ka konfirmuar se ka nisur hetime për incidentin e pretenduar.









