Digjet beach bar në Radhimë

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme në Radhimë, shkrumbohet pothuajse totalisht një beach bar.
Flakët kanë përfshirë me shpejtësi objektin, duke lënë pas vetëm mbetjet e djegura, ndërsa zjarri është përhapur edhe në sipërfaqen e kodrës pranë zonës. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe izolimin e zonës.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin shkaqet e plota të ngjarjes.
Pas një pune intensive, zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit drejt lokaleve të tjera pranë zonës.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, pasi paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Megjithatë, pritet që hetimet dhe ekspertiza përfundimtare të përcaktojnë rrethanat e plota të këtij rasti.









