AKTUALITET

Deputetët e PD përplasen me forcat e policisë: Ndalimi i marshimit, i papranueshëm

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është përplasur me policinë. Ai tha se në asnjë vend të botës, policia nuk del të ndalojë një protestë paqësore.

Bardhi u shpreh se policia duhet të arrestojë kryeministrin Rama, jo të ndalojë protestuesit të protestojnë kundër qeverisë.

“Edhe bulevardin e ka marrë Belinda dhe Edi Rama. Po në ç’vend të botës del policia në marshim proteste paqësore? Në cilin vend të btoës pengohet protesta? Si zbatoni urdhra të paligjshëm ju? Si pengoni një protestë në mënyrë të paligjshme? Nga kush i merrni urdhrat ju?

A ishte protesta paqësore? Pse provokoni? Pse bllokoni rrugën? A keni ligj ju apo zbatoni vetëm urdhra të paligjshëm? Shkoni dhe arrestoni Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, ata që kanë vjedhur shqiptarët, jo qytetarët që protestojnë kundër korrupsionit” – tha Bardhi.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka pasur përplasje forcat e rendit. Noka deklaroi gjatë protestës se marshimi i tyre është i ligjshëm dhe i garantuar nga e drejta kushtetuese.

Noka tha se drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita komandohet nga qeveria Rama. Ai iu bëri thirrje policive të bashkohen në protestën e opozitës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button