AKTUALITETTOP-NEWS
Policia tenton të shpërndajë protestën e opozitës, Berisha me maskë kundërgaz

Policia e shtetit ka penguar sot opozitën të marshojë në bulevardin Dëshmorët e Kombit me argumentin se kishte marrë leje vetëm përpara kryeministrisë.
Qytetarët nuk janë lejuar të tubohen para ministrisë së Brendshme. Për shpërndarjen e qytetarëve, policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës.
Gazi ka prekur edhe kreun e opozitës, Sali Berisha. Ky i fundit është detyruar të vendosë maskë kundër gazit.








