BOTA

Misteri/ Droni detar ukrainas i mbushur me eksploziv që u gjet në ujërat greke

Forcat e Armatosura Greke kanë sekuestruar një dron misterioz detar që u gjet në një shpellë në Lefkada. Incidenti vlerësohet nga një burim diplomatik si një çështje shumë serioze. Sipas vlerësimeve fillestare, droni është prodhim ukrainas, por nuk dihet mjete të tilla lundruese janë shitur nga Ukraina në vende të tjera.

Sipas informacioneve, pala greke është në dijeni të përpjekjes së ukrainasve për të monitoruar dhe goditur anijet e të ashtuquajturës flotë ruse “në hije”. Dy incidente kanë ndodhur më herët në Mesdhe, njëri prej tyre në jug të Kretës.

“Protothema” shkruan se ky është një dron që nuk i përket një personi privat pasi i referohet një ndërtimi ushtarak. Të njëjtat burime raportojnë se ai ishte i ngarkuar me eksplozivë dhe 3 detonatorë.

Sapo të përfundojë vlerësimi i të dhënave nga hetimi i mjetit lundrues, do të ndërmerren hapat e nevojshëm diplomatikë. Sipas të njëjtit burim, do të njoftohet Bashkimi Evropian dhe çështja do të ngrihet edhe me Ukrainën nëse vërtetohet përfshirja e saj në praninë e anijes me dron në Lefkada.

Ushtria greke po shqyrton gjithashtu se si ai arriti në ujërat greke. Një mundësi është që të ketë pasur një problem teknik, por mund të ketë pasur edhe një humbje të komunikimit. Droni detar, shkruan BBC, ka të ngjarë të ketë lidhje me sulmet ndaj “flotës në hije” të Rusisë që transporton naftë dhe gaz, duke anashkaluar sanksionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button