“Dështimi” i madh basteve në finalen e Eurovision

Muzikalisht, Eurovisioni i këtij viti kishte më shumë këngë të mira sesa garat e shumë viteve të fundit. Dhe kur themi të mira, nënkuptojmë kompozime dhe performanca cilësore, por me përmbajtje hiti. Kjo në vetvete e ngriti nivelin dhe e bëri garën shumë më të vështirë.
Ky është ndoshta elementi kyç që kompanitë e basteve nuk e morën parasysh, ndaj mbrëmja e kaluar doli të ishte një “Waterloo” absolute. Deri në momentin e fundit ata parashikuan fitoren e Finlandës, dhe me një diferencë të konsiderueshme, por në fund ajo zuri vendin e gjashtë.
Zhgënjim si për Australinë ashtu edhe për Greqinë, të cilat bastet i kishin vendosur vazhdimisht përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë, duke kultivuar pritshmëri shumë të larta, por në fund e panë veten në vendin e katërt dhe të dhjetë.
Dinamika e këngës bullgare filloi të reflektohej nga bastet në orët e fundit para fillimit të finales, duke arritur në vendin e katërt. Megjithatë, ajo nuk dukej të shanse të mira për t’u kurorëzuar fituese, edhe pse “Banagaranga” me Darën shpërthyese i kishte të gjitha: Intensitet, ritëm, interpretim, koreografi, titull – slogan.
Në këtë kuptim, pra, dështimi i parashikimeve të basteve funksionoi në favor të rezultatit përfundimtar të drejtë, por kundër pritshëmrive dhe sigurive që ishin kultivuar për disa ditë si nga artistët ashtu edhe nga publiku. Humbësit e mëdhenj, sigurisht, janë ata që besuan në parashikime, i futën paratë e tyre dhe i humbën. Fituesit më të mëdhenj mbeten sërish kompanitë e basteve.









