AKTUALITET

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ka ndalime të tjera

Saranda nuk gjen qetësi. Pas takimit të sotëm në qytet të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari dhe kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një tjetër operacion në mbrëmjen e sotme, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Mësohet se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Emri i tij nuk është bërë ende publik, ndërsa operacioni vijon. Në orët në vijim pritet të ketë një komunikim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button