MAGAZINË

“Kontrolloj çdo detaj” – Anne Hathaway flet për përgatitjen në filma

Anne Hathaway ka zbuluar se përgatitja e saj intensive për rolet në filma shpesh i tremb regjisorët me të cilët punon.

Aktorja fituese e Oscar-it, 43 vjeç, foli hapur për mënyrën e saj të punës gjatë një interviste në podcastin “The A24 Podcast”, së bashku me regjisorin David Lowery.

“Një nga gjërat që përpiqem t’u shpjegoj regjisorëve që nuk më njohin është se gjatë fazës së përgatitjes unë analizoj gjithçka,” tha Hathaway.

Ajo tregoi se bën pyetje për çdo detaj të skenarit, madje edhe për replikat që i pëlqejnë më shumë.

“Unë vë gjithçka nën lupë, kërkoj kuptimin e çdo detaji dhe shpesh kjo i ka trembur disa regjisorë,” u shpreh aktorja.

Megjithatë, Hathaway theksoi se kjo ndodh vetëm para nisjes së xhirimeve, pasi në set dëshiron të jetë plotësisht e përqendruar në realizimin e vizionit të regjisorit.

“Kur jemi në set, dua të jem krahu i djathtë i regjisorit. Dua të ekzekutoj vizionin e tij dhe të di saktësisht çfarë po bëjmë dhe pse. Atëherë nuk ka kohë për pyetje,” tha ajo.

Regjisori David Lowery konfirmoi se gjatë punës për filmin “Mother Mary”, ata diskutonin çdo rresht të skenarit.

Filmi psikologjik “Mother Mary”, ku Hathaway luan rolin kryesor të një ylli të muzikës pop, nuk pati sukses në arkëtime, duke fituar vetëm 3 milionë dollarë nga një buxhet prej 20 milionë dollarësh.

Ndërkohë, aktorja po përjeton sukses të madh me “The Devil Wears Prada 2”, i cili ka kaluar mbi 548 milionë dollarë fitime globale.

Anne Hathaway do të shfaqet së shpejti edhe në filmin e ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”, ku interpreton Penelope, bashkëshorten e Odiseut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button