Gentian Çela zgjidhet kryetar i PD-së në Lushnje, fiton me 270 vota

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Lushnje. Në zgjedhje morën pjesë 492 anëtarë të kësaj force politike, të cilët votuan për drejtimin e ri të degës lokale.
Pas përfundimit të numërimit të votave, fitues u shpall Gentian Çela me 270 vota, ndërsa kandidati tjetër, Julian Meço, mori 220 vota. Komisioni i zgjedhjeve konstatoi gjithashtu edhe dy vota të pavlefshme.
Rezultati u bë i ditur nga kryetari i komisionit zgjedhor, Elton Bano, i cili konfirmoi përfundimin e procesit dhe shpalljen e fituesit.
Në fjalën e tij pas shpalljes së rezultatit, kryetari i sapozgjedhur i PD-së në Lushnje, Gentian Çela, falënderoi anëtarësinë për besimin e dhënë dhe u shpreh i angazhuar për forcimin e strukturave të partisë dhe përfaqësimin e demokratëve të Lushnjes.









