AKTUALITET
Aksident pranë Syrit të Kaltër, dy persona rrëzohen me motor në humnerë (video)

Një aksident është regjistruar pranë Syrit të Kaltër, ku dy persona u rrëzuan me motor në një humnerë 15 metra të thellë.
Fatmirësisht, të dy të lënduarit pësuan vetëm dëmtime të lehta gjatë këtij incidenti.
Ndërkohë, forcat e shpëtimit, policia dhe urgjenca mjekësore ndërhynë menjëherë për t’i nxjerrë dhe dërguar ata në spitalin e Sarandës. Gjithashtu, autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.








