AKTUALITET
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen!

Pas rreth 3 orësh poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.
Këtë të premte u shënua protesta e 20-të në kryeqytet. Pjesëmarrja ishte masive pasi mijëra njerëz i janë bashkuar thirrjeve: “Rama në burg, Berisha në burg” apo “Rama jepe dorëheqjen” që janë bërë lajtmotiv.

Për 20 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike.
Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.










