SPORTTOP-NEWS

Nikolli: Më hoqën nga puna se mora pjesë në protestë

Atleti David Nikolli ka bërë publik një denoncim, duke pretenduar se është përballur me pasoja pas pjesëmarrjes në protestat që prej 21 ditësh zhvillohen para Kryeministrisë, ku qytetarë të ndryshëm kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Nikolli deklaron se është larguar nga puna për shkak të përfshirjes së tij në protestë. Ai shprehet se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore për të kundërshtuar vendimin dhe për të mbrojtur të drejtat e tij.

Nikolli thekson se është kampion i Ballkanit me tetë medalje, mban 12 rekorde kombëtare dhe se vetëm pak ditë më parë është shpallur kampion kombëtar në dy disiplina të atletikës.

Sipas tij, pavarësisht rezultateve sportive, i është hequr puna në sektorin shtetëror dhe nuk po i njihen meritat sportive për shkak të pjesëmarrjes në protestat qytetare.

Ai paralajmëroi se së bashku me përfaqësuesit e tij ligjorë do të ndjekë të gjitha rrugët e parashikuara nga ligji për të kërkuar rivendosjen e të drejtave të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button