Shtrigani e bëri punën, Kane e Anglia ndalen përballë Ganës

Sfida mes Anglia dhe Gana në ditën e dytë të grupit L të Botërorit 2026 përfundon pa gola. Nën shiun e rrëmbyeshëm në Foxborough, ndeshja u mbyll 0-0.
Sfida mes Anglia dhe Gana në ditën e dytë të grupit L të Botërorit 2026 përfundon pa gola. Nën shiun e rrëmbyeshëm në Foxborough, ndeshja u mbyll 0-0. Gjatë pjesës së parë provojnë sidomos Rice dhe Madueke, por pa sukses. Tuchel ndryshon diçka në pjesën e dytë, por gjen vetëm traversën e O’Reilly. Ganezët mbrohen shumë mirë dhe marrin pikën: të dyja skuadrat ngjiten në kuotën e 4 pikëve në grup.
Anglia nuk shkon përtej barazimit 0-0 ndaj Ganës, me të dyja kombëtaret që janë në kuotën e 4 pikëve në grupin L të Botërorit 2026. Pjesë e parë me ritme jashtëzakonisht të ulëta: pak raste nga njëra anë dhe tjetra. Djemtë e Tuchel provojnë me disa shpërthime të Madueke dhe disa goditje nga distanca të mesme të Rice, por pa arritur të bëjnë diferencën. Mbrojtja e Ganës është shumë solide, ndërsa Semenyo është gjithmonë një rrezik në sulm.
Pas pjesës së parë, Tuchel përpiqet të ndryshojë diçka: futja e Saka e zgjon disi Anglinë. Anësori i Arsenal provon fillimisht me kokë dhe më pas me të majtën nga jashtë zone, por nuk gjen kuadratin. Pak minuta para të 90-tës vjen rasti më i madh për “Tre Luanët”: O’Reilly godet traversën me kokë, ndërsa më pas, në tentativën e menjëhershme pasuese, Kane shpërdoron në mënyrë të pabesueshme golin e fitores. Asnjë gol dhe pak emocione, por Anglia dhe Gana janë së bashku në krye të grupit L.









