AKTUALITETTOP-NEWS

 Studentët ngrenë banderolën te Politekniku, policia ua heq. Protestuesit shkojnë te universiteti

Zhvillime të papritura në protestën qytetare tek kryeministria.

Në ditën e 30 të protestës qytetare, studentët kanë ngritur një banderolë ku shënjeshtrohej Edi Rama dhe qeveria e tij dhe ku shkruhej: Ju erdhi fundi.

Por policia ka ndërhyrë për të hequr banderolën.

Gjatë këtij momenti simbolik të protestës, studentët ndezën edhe flakadanë, duke e kthyer atë në pikën kulmore të tubimit. Përmes këtij veprimi, ata përcollën mesazhin se nuk e kanë harruar protestën historike studentore të vitit 2018, e konsideruar si lëvizja më e madhe studentore në Shqipëri që prej vitit 1991.

Por veprimi i tyre është ballafaquar me forcat e Policisë, pasi rojet private e hoqën banderolën, por studentët duan që ta rimarrin për të rivendosur, dhe mes tyre pati momente tensioni. Disa studentë edhe kanë shqyer edhe derën dhe janë rifutur me forcë në ambientet e Universitetit.

Kjo situatë përçau turmën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndronin aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim drejt Politeknikut, në mbështetje të studentëve. Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut.

Në mbështetje të studentëve kanë shkuar shumë protestues që ishin mbledhur tek kryeministria.

Auto Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button