LIFE STYLE
Pamjet/ Martohet vajza më e bukur në Botë

Tilan Blondeau, francezja 25-vjeçare, e cila dikur përshkruhej si “vajza më e bukur në botë”, u martua me të fejuarin e saj në Paris.
Për ditën e saj të veçantë, Blondeau zgjodhi një fustan elegant të bardhë nusërie me një pelerinë. Modelja i kishte flokët e lidhura në një topuz të ulët dhe kishte zgjedhur një grim delikat.
Dhëndri, nga ana tjetër, u shfaq me një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe flokët e tij të krehura prapa me xhel.
Blondeau dhe partneri i saj prej 8 vitesh, biznesmeni Benjamin Atali, mbërritën në ceremoni së bashku me një Porsche 356 Speedster.









