AKTUALITET

Portali i kryebashkiakes Përmet: Ti moj fis.ire kujdes me fjalorin

Një screenshot i turpshëm po bën xhiron e rrjeteve sociale, pasi portali zyrtar i Bashkisë së Përmetit, është përfshirë në një komunikim të papërshtatshëm me një qytetare.

Portali i Përmetit në të cilin punët e Rilindjes kanë lulëzuat dhe në burimet e Banjave të Bënjës po lahen zanat, ka shthurur gojën me një komentuese.

Komenti i bërë nga faqja zyrtare “Bashkësia Përmet”, i drejtohet një komentueseje me shprehjen denigruese: “ti moj fisqre, kujdes me fjalorin!”*.

Portali, i cili shpesh i “bën fresk” kryebashkiakes së Përmetit, Alma Hoxha, ka treguar një qasje të frikshme banale protektive edhe ndaj opinioneve që bien ndesh me “punën e lavdishme” të kryetares. Kjo sjellje ka bërë që qytetarët të ngrenë dyshime të forta se pas administrimit të këtij portali mund të fshihet vetë kryebashkiakja Hoxha.JOQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button