MAGAZINË

Lily Allen reagon ndaj kritikave për turneun “West End Girl”

Lily Allen ka reaguar ashpër duke mbrojtur turneun e saj “West End Girl”, pas kritikave nga disa fansa që u ndjenë të pakënaqur me përvojën e koncertit.

Një fan i pakënaqur shkroi në X se koncerti në The O2 nuk kishte akt hapës, këngëtarja doli në skenë rreth orës 21:10 dhe gjithçka përfundoi rreth orës 22:00, duke shtuar gjithashtu se nuk pati ndërveprim me publikun dhe se çmimi i biletës ishte i lartë.

Në përgjigje, Lily Allen sqaroi se kishte një akt hapës dhe se shfaqja ishte konceptuar pikërisht në atë formë siç është reklamuar.

https://x.com/lilyallen/status/2071645858399998442?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2071645858399998442%7Ctwgr%5E2a3a3f1678fa01e08a874175f1ec7b3452c67e96%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2Flily-allen-reagon-ndaj-kritikave-per-turneun-west-end-girl-i1088978

Ajo tha se koncerti është i bazuar në albumin e saj “West End Girl” dhe interpretohet i plotë, në rendin origjinal të këngëve, prandaj edhe kohëzgjatja është rreth një orë. Sipas saj, mungesa e komunikimit me publikun është një zgjedhje artistike, pasi synon të ruajë narrativën e shfaqjes dhe efektin dramatik.

Allen shtoi se nuk dëshiron që askush të ndihet i mashtruar dhe se ajo dhe ekipi i saj po punojnë shumë për të ofruar një performancë sa më cilësore, për të cilën është shumë krenare.

Më pas, fansi u përgjigj duke sqaruar se, pavarësisht ankesës, performanca kishte qenë e shkëlqyer, por sipas tij çmimi për një shfaqje të shkurtër ishte i lartë.

Turneu “West End Girl”, i cili bazohet në albumin e saj të pestë, është promovuar si një shfaqje ku artistja interpreton të gjithë albumin në rendin e tij origjinal. Albumi vetë trajton edhe ndarjen e saj nga aktori David Harbour.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button