AKTUALITET
Me pako vezësh në duar/ Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 4

Një pjesë e protestuesve janë larguar nga sheshi para Parlamentit dhe po marshojnë drejt Komisariatit nr. 4 në Tiranë, si shenjë proteste pas shoqërimit të disa qytetarëve gjatë përplasjeve të mëngjesit të sotëm.
Turma, e cila shihet duke mbajtur në duar paketime me vezë, ka ndërmarrë këtë lëvizje për të kërkuar lirimin e personave të ndaluar nga policia.







