Këtë të diel qindra avionë nuk u ngritën në udhëtim si pasojë e një greve disa oreshe që zhvilluan në Itali, punonjësit e linjave ajrore me kosto të ulët “low cost”, të cilëve iu janë bashkuar edhe kontrolloret e fluturimeve (Organi Kombëtar i Asistencës së Fluturimit).
Greva u iniciua nga stjuardesat të cilët kërkojnë kushte më të mira pune. Në Fiumicino pati rreth 50 fluturime të anuluara, 40 në Bolonjë dhe po aq në Bari.
Kompanitë që anuluan më shumë fluturime ishin Ryanair, Malta Air, Easyjet dhe Volotea.
Ita Airways që anuloi 122 udhëtime bëri të ditur se 50% e pasagjereve që u preken nga ky kaos do të mund të fluturojnë nesër, ndërsa 50% të tjerë brenda dy ditëve të ardhshme.
Situata e vështirë me fluturimet është në të gjithë Europën. Sipas parashikimeve janë mbi 16 mijë udhëtime ajrore që mund të anulohen gjatë muajit gusht.