Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMasakra e Fushë Krujës dyshohet se u bë nga vrasës me pagesë

Masakra e Fushë Krujës dyshohet se u bë nga vrasës me pagesë

Kanë dalë të tjera detaje nga ekzekutimi i trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës ku humbën jetën Brilant Martinaj, Diklen Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Burime nga policia e shtetit thanë se dyshohet që autorët e këtij krimi të kenë qenë profesionistë dhe osë të paguar.

Mediat raportojnë se autorët kanë mbikëqyrur lëvizjen e viktimave prej disa ditësh duke ndjekur lëvizjet e Brilant Martinajt, i cili besohet se ishte shënjestra e atentatit.

Sipas të njëjtave burime, Diklen Vata luante rolin e truprojës së 22-vjeçarit, Martinaj. Ndërsa viktima tjetër, Besmir Hoxhaj raportohet të ketë qenë shofer në automjetin tip “VW Passat”.

Të njëjtat burime thanë se nuk përjashtohet mundësia që mes grupeve të ketë pasur shkëmbim zjarri. Dyshohet se ishin autorët që pasi qëlluan mbi fuktimat hodhën lëndë djegëse mbi të dhe më pas i vunë flakën.

Në këtë mënyrë ata dogjën trupat e 2 prej viktimave duke e bërë edhe më makabër krimin e tyre.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME