AKTUALITET

Përplasi një të mitur me makinë dhe u largua, policia ndalon 18 vjeçarin.

Policia Fier ka ndaluar një 18 vjeçar pasi ai dysohet se ka përplasur me automjet një të mitur dhe është larguar nga vëndi i ngjarjes.

Lajmi është publikuar nga JOQ dhe mesditën e sotme policia Fier ka kryer reagimin e saj.

Reagim

Fier – Në lidhje me një denoncim në portalin “JOQ”, për veprimet e kryera nga Policia, për një aksident rrugor, bëjmë me dije se 18-vjeçari që drejtonte automjetin që ka përplasur shtetasen e mitur, më datë 01.07.2026, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, është arrestuar nga shërbimet e Policisë, në orët e para të mëngjesit të datës 02.07.2026. Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button