AKTUALITET
Përplasen dy automjete në aksin Lushnjë–Berat, e moshuara përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan, ku janë përplasur dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka goditur nga pas një automjet tip “Volkswagen”. Si pasojë e përplasjes, një grua e moshuar ka mbetur e plagosur. Ajo është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në momentet e para pas aksidentit, në vendngjarje ndodheshin efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët ndihmuan në qarkullimin. Policia Rrugore ka nisur hetimet dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si edhe për zbardhjen e shkaqeve që çuan në aksident.







