POLITIKË

Protesta e 43-të kundër qeverisë Rama, qytetarët “zbresin” sërish sot në shesh

Do të mbahet këtë të dielë protesta e 43-të e qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës. Edhe sot grumbullimi i protestuesve do të nisë nga sheshi Skënderbej dhe më pas do marshohet drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. 

Qytetarët janë të vendosur në qëndresën e tyre kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa çdo ditë ata artikulojnë shqetësimet sociale dhe ekonomike me të cilat përballen për shkak të qeverisjes.

Protestat janë karakterizuar me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”, “Ju erdhi fundi”, etj.

Protestave u janë bashkuar edhe qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së Kryeministrisë, protestuesit bëjnë një marshim nëpër rrugët e kryeqytetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button