AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër –Tepelenë, motoristi niset me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër –Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit, ku janë përplasur një motomjet me targa greke EOK 435, i drejtuar nga Jorland Koçi, dhe një kamion me targa AB236YG, që drejtohej nga shtetasi Edlir Kore.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të dëmtimeve të rënda në këmbë, mjekët kanë vendosur transferimin e tij drejt Tiranës me helikopter për trajtim më të specializuar. Helikopteri ka mbërritur në Gjirokastër dhe po kryen transportimin e të plagosurit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti tip kamion me drejtues shtetasin E. K., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin grek J. K., 34 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 34-vjeçari, i cili është transportohet me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Drejtuesi i automjetit tip kamion, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button