Rrapi Gjika i PD përfundon në spital, deputeti demokrat bën reagimin urgjent

Deputeti i PD-së Luan Baçi ka vizatuar në Spitalin memorial të Fierit, kryetarin e degës lokale të Partisë Demokratike, Rrapi Gjika, pasi ky i fundit kaloi një komplikacion shëndetësor dhe iu shpëtua jeta falë një ndërhyrje kirurgjikale të mjekëve.
Baçi shkruan se Gjika pësoi një infarkt dhe kishte një rrezik të lartë për jetën e tij. Më tej deputeti demokrat, ka falenderuar mjekun Viktor Gjini për konstatimin e diagnozës dhe kirurgun Edisonin, i cili bëri ndërhyrjen e suksesshme dhe vazhdon ecurinë e mjekimit.
Po ashtu Baçi, ndryshe nga kolegët e tjerë të PD-së, shkruan se ka fjalët më të mira për Spitalin Memorial, ku sipas tij është shembull shumë pozitiv dhe është në shërbim të qytetarëve.
Postimi:
Sot vizitova ne Spitalin Memorial, ne Fier, kolegun dhe mikun tim dhe te shume demokrateve, kryetarin e deges Fier z Rrapi Gjika, te zgjedhur me nje anetare, nje vote, nga qindra demokrat Fierak, ne kohen e rithemelimit, kur partia demokratike, ishte pa vule, pa zyre, pa sigel, pasi i kishte uzurpuar Rama, me ane te Bashes dhe pasuesve te tij, “demokrateve” te shitur tek Rama!
Nje ifarkt i papritur dhe me rrezik te larte sipas mjekeve, ishte shkaku i shtrimit te tij ne spital.
Kryetar Rrapit i uroj te shkuara dhe rikuperim sa me te shpejte te shendetit te tij.
Nje falenderim te sinqerte, per mikun tone doktor Viktor Gjinin, per konstatimin e diagnozes dhe reagimin e shpejt te tij, ne dergimin te spitali Memorial,
I veçante falenderimi dhe mirenjohja, per doktor Edisonin, qe beri nderhyrjen e suksesshme dhe vazhdon ecurin e mjekimit
Gjitheashtu fjalet me te mira per stafin drejtues dhe personelin e ketij spitali, qe eshte nje shembull shume pozitiv, ne sherbimin ndaj qytetareve!










