AKTUALITET

Zjarr në Visokë të Mallakastrës, flakët përhapen me shpejtësi pranë rrugës kryesore

Mallakastër – Një vatër zjarri ka rënë mesditën e kësaj të diele në fshatin Visokë të Mallakastrës, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, ndërsa kanë avancuar shumë pranë rrugës kryesore, duke rritur rrezikun për zonën.

Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë intensivisht për vënien nën kontroll të flakëve. Operacioni po zhvillohet me vështirësi për shkak të terrenit të thyer kodrinor, që e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve.

Deri tani nuk raportohen banesa apo persona të rrezikuar, ndërsa puna për shuarjen e zjarrit vijon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button