Presidenti i Trabzonsporit lavde për Ernest Muçin, Gjimshiti bëhet shqiptari më i paguar në futboll

Në ditët e fundit ka pasur lëvizje interesante të lojtarëve shqiptarë në treg. Më të bujshmit nga emrat kanë qenë ato të Mirlind Dakut dhe Berat Gjimshitit, por s’mbetet pas edhe Mario Mitaj e ndonjë tjetër. Ndërkohë, Ernest Muçi ka fituar vlerësime të mëdha në Turqi pas një gjesti të veçantë ndaj transferimit më të bujshëm të Trabzonsporit, Mohamed Salah.
Mesfushori shqiptar vendosi me dëshirën e tij t’ia lirojë fanellën me numrin 10 yllit egjiptian, pasi ky ishte numri që Salah dëshironte të mbante te skuadra turke. Veprimi i Muçit është përshëndetur gjerësisht brenda klubit.
Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan, e falënderoi publikisht futbollistin shqiptar, duke e cilësuar vendimin e tij si një shembull të vlerave dhe frymës së ekipit. “Falënderoj Muçin. Fakti që ai, me iniciativën e tij, ia dha fanellën me numrin 10 Mohamed Salahut, ishte një gjest shumë i rëndësishëm dhe me domethënie të madhe.
Të dy janë lojtarë shumë të vlefshëm për klubin tonë, por ai e bëri këtë me vullnetin e tij dhe kjo më emocionoi mua, ashtu si edhe pjesën tjetër të skuadrës. Për këtë arsye dua ta falënderoj në mënyrë të veçantë”, deklaroi presidenti i Trabzonsporit.
Gjimshiti merr rrogë sheikësh në Arabi
Berat Gjimshiti po përfundon procedurat për transferimin nga radhët e Atalantës tek Al Dirijah në kampionatin e Arabisë Saudite, pasi ka gjetur shpejt akordin me klubin saudit. Gjimshiti ishte në vitin e fundit të kontratës me Atalantën, por kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, ka marrë një ofertë të parefuzueshme nga klubi saudit dhe insistoi për kalimin në kampionatin e Lindjes së Mesme.
Atalanta do të përfitojë 3 milionë euro nga shitja e tij, ndërsa janë mësuar edhe kushtet e kontratës që kanë bindur Gjimshitin të transferohet në Arabi. Sipas informacioneve nga sauditët, ai do të hedhë firmën në një kontratë 1+1, nga e cila do të përfitojë 4 milionë euro në sezon. Kjo është padyshim një shifër marramendëse në krahasim me përfitimet e tij aktuale në Itali, ndërsa do e bëjë Gjimshitin futbollistin më të paguar të Kombëtares shqiptare të futbollit.
Asllanit i thonë “jo” edhe në Arabi
Kristjan Asllani duket se do ta ketë shumë të vështirë të gjejë një sistemim të ri në këtë “Në ditët e fundit ka pasur lëvizje interesante të lojtarëve shqiptarë në treg. M ëtë bujshmit nga emrat kanë qenë ato të Mirlind Dakut dhe Berat Gjimshitit, por s’mbetet pas edhe Mario Mitaj e ndonjë tjetër….” sezon, pasi nuk gjen skuadra të gatshme për t’u hapur dyert mesfushorit të Kombëtares shqiptare. E fundit që i ka thënë “jo” një transferimi të mundshëm të tij është skuadra e Al Itihad në Arabinë Saudite.
Asllani i ishte ofruar klubit saudit nga Interi, që kërkonte të transferonte Musa Diabi në radhët e tij. Asllani u mendua disa ditë para se të thoshte “po” për një hipotezë të tillë, por duket jo edhe aq shpejt sa për të bindur arabët. mediat italiane kanë bërë të ditur se Al Itihad nuk e sheh si prioritet Asllanin ndaj nuk ka pranuar që ta ketë atë pjesë të një “pakete” të mundshme për të transferuar Diabi tek Interi. Kjo vështirëson lëvizjen e mesfushorit nga Interi, që kërkon me çdo kusht ta shesë pasi Kristian Kivu nuk e sheh pjesë të palëve të tij./ Adriatik Balla










