Fier – Plagosje me thikë ka ndodhur disa minuta më parë në Qenas të Fierit policia shoqeron autorin
Plagosi me mjet prerës (thikë) dy shtetas, Policia kap dhe shoqëron autorin.
Pas marrjes së njoftimit se në Qënas, Fier, ka ndodhur një plagosje me thikë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit Armando Boriçi., 39 vjeç, banues në Qënas, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasit Haxhi Balla 77 vjeç dhe Aleks Balla 53 vjeç (babë e bir).
Shtetasi A. B., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasit H. B. dhe A. B. ndodhen në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.