AKTUALITET

Emrat/ Vrau me thikë gruan në sy të nipit të mitur dhe u arratis

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, në afërsi të zonës së Zogut të Zi, ku një burrë, i identifikuar si Hysni Patushi, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.

Gruaja, e identifikuar si Lumturi Patushi është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas raportimeve nga gazetarja Xhensila Kodra, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit të bashkëshortëve, ndërsa ndodhej edhe nipi i mitur i tyre.

Po ashtu, i pranishëm ka qenë edhe dhëndri i çiftit, i cili është shoqëruar nga policia.

Pas ngjarjes, Hysni Patushi është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga Policia, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button