AKTUALITET

Vrasja në Sarandë/ Hitaj: Ngrini dronët dhe të kapen autorët

Kur në të gjitha ekranet informative pulsonte “lajmi i fundit” për ekzekutimin mafioz të një 44-vjeçari në Sarandë, ministri i Brendshëm dhe drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit ishin “LIVE” këtë të diel nga aeroporti i Rinasit ku u kërkonin efektivëve të policisë të silleshin mirë me turistët e huaj.  

Përveç personit që humbi jetën, një kalimtar i rastit u godit nga plumbat duke mbetur i plagosur. Ai u dërgua më pas me helikopter në Tiranë për një mjekim më të specializuar. 

Kur u pa se situata po rëndohej, kreu i policisë së shtetit vendosi diku nga dreka të shkojë vetë në Sarandë. Mblodhi drejtuesit e policisë së Sarandës të cilëve u kërkoi zbardhjen e ngjarjes. 

Policia thotë se po ushtrohen kontrolle edhe nëpërmjet dronëve në territore të ndryshme në zonën e Sarandës dhe Delvinës, ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button