BOTA

Tentoi të grabiste, qëll*het për vd*kje 25 vjeçari shqiptar nga pronari italian

Itali – Një 25-vjeçar shqiptar me banim në Torino ka mbetur i vdekur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një tentative për të grabitur një banesë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos në Itali.

Sipas të dhënave të para nga mediat vendase, një grup prej 4 deri në 5 personash ka hyrë në oborrin e pronës rreth orës 02:00 të mëngjesit. Pronari i shtëpisë, shtetasi italian Roberto Mollo, ka dëgjuar zhurmat dhe ka dalë për të kontrolluar situatën i armatosur me një pistoletë gjysmëautomatike që e posedonte me leje ligjshme.

Në kushtet e errësirës dhe pas përballjes me grupin e personave të paautorizuar, Mollo ka qëlluar disa herë në drejtim të tyre. Si pasojë e të shtënave, 25-vjeçari shqiptar ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personat e tjerë janë larguar me shpejtësi. Autoritetet hetimore italiane kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe përcaktimin e rrethanave ligjore të përdorimit të armës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button